Në fshatin Sankoc të Drenasit mbrëmë ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve. Një i dyshuar nën kërcënimin e thikës ka grabitur 200 euro, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në mesnatën e 9 tetorit, në Sankoc të Drenasit, ka ndodhur një grabitje.
Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Sankoc, Drenas, 09.10.2020-00:18. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. /gazetametro.net