Lajme

Nënkryetari i LDK-së lartëson Marrëveshjen e Washingtonit dhe njohjen nga Izraeli

0
nenkryetari-i-ldk-se-larteson-marreveshjen-e-washingtonit-dhe-njohjen-nga-izraeli

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka nisur të ndryshojë pak mendjen sa i përket punëve që po i bën Kryeministri Avdullah Hoti.

Derisa më herët e ka kritikuar për menaxhimin e pandemisë dhe për dialogun me Serbinë, tash Haziri ka nisur të flasë fjalë të mira për Marrëveshjen e Washingtonit.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Haziri ka thënë se Marrëveshje është pozitive në tri aspekte. Së pari, për shkak të rikthimit të amerikanëve në dialog.

Së dyti, për shkak të hapjes së korridoreve ekonomike në rajon. Dhe, hapi tjetër pozitiv i Marrëveshjes është njohja nga Izraeli.

“Rikthimi i fuqishëm i rolit amerikan në ndërmjetësimin dhe hapja e korridoreve ekonomike për rajonin. Njohja e Izraelit hap mundësi për Kosovën, po ashtu”, ka thënë Haziri të dielën.

PDK dhe Vetëvendosje kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Kanë pasur vërejtje sidomos në dy pikat e Marrëveshjes atë për Ujmanin dhe për Mini-Shengenin.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka mbrojtur ujdinë e arritur me ndihmën e Donald Trump duke thënë se po shkohet drejt njohjes reciproke me Serbinë.

Lexo të tjera