Sport

Nëse dështon transferimi i Sanchos dhe Dembeles, Man Utd ka gati alternativën e tretë

0
nese-deshton-transferimi-i-sanchos-dhe-dembeles,-man-utd-ka-gati-alternativen-e-trete

Me afatin kalimtar që mbyllet të hënën, United janë të detyruar të reagojnë me shpejtësi, duke parë se Dortmund nuk po lëvizë nga kërkesa e tyre prej 120 milionë euro për Sanchon.

Dembele i Barcelonës u shfaq si një plan B këtë javë si një huazim ose blerje prej 50 milionë euro, me klubin spanjoll të etur për shitjen e tij.

Sidoqoftë, sipas ESPN, opsioni i tretë për Manchester United, është anëtari i Sevillas, Ocampos, përcjell lajmi.net.

Raportohej se klubi spanjoll do të ishte i gatshëm të ndahej me përfaqësuesin 26 vjeçar të Argjentinës, për një shumë prej 35 milionë euro./Lajmi.net/

Lexo të tjera