Sport

Neymar arrin marrëveshje për rinovimin me PSG-në

0
neymar-arrin-marreveshje-per-rinovimin-me-psg-ne

Që nga transferimi rekord nga Barcelona te kampioni i Ligue 1, ka pasur shumë raportime që braziliani ëndërron për rikthimin në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kohën e fundit, Neymar është i hapur për qëndrimin dhe ka treguar dëshirë që të vazhdojë të jetë pjesë e projektit edhe për vitet në vijim.

Me kontratën që është afër të nënshkruajë, ai do mbetet në “Parkun e Princave” deri në vitin 2026.

Pas shumë bisedimeve, dy palët kanë arritur në një pikë ku janë të kënaqura nga të gjitha aspektet dhe vendimi përfundimtar mesa duket është qëndrimi te PSG-ja./Lajmi.net/

Lexo të tjera