Sport

Neymar i pafat, humb edhe ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës

0
neymar-i-pafat,-humb-edhe-ndeshjen-kthyese-ndaj-barcelones

Braziliani nuk ishte i pranishëm në fitoren ndaj Barcelonës në “Camp Nou” (1-4), por tani ‘rrezikon’ edhe kthyesen në “Parkun e Princave”, përcjellë lajmi.net.

Sipas mediave franceze, lëndimi i Neymar është duke vazhduar dhe pavarësisht që është rikthyer në stërvitje nuk do jetë i gatshëm për sfidën ndaj katalunasve.

Ende s’është konfirmuar nga Pochettino ose ndonjë zyrtar i PSG-së, por mediat franceze spekulojnë se Neymar vazhdon të këtë probleme në gju.

Ndërkohë, PSG do përballet me Barcelonën javën e ardhshme, me saktësisht me 10 mars me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/

Lexo të tjera