Bota

Neymar u ofendua në baza racore, braziliani zbulon gjithçka

0
neymar-u-ofendua-ne-baza-racore,-braziliani-zbulon-gjithcka

Gjyqtari u detyrua të jap pesë kartonë të kuq për shkak të përleshjes së futbollistëve.

Neymar e goditi me shuplakë mbrojtësin Alvaro, për të qenë në listën e të përjashtuarëve. Deri sa po dilte nga fusha, Ney iu drejtua gjyqtarit duke i thënë se po ofendohej nga futbollisti i Marseilles në baza racore.

”Pendimi i vetëm është që nuk e goditja në fytyrë atë gomar”, shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes ylli brazilian.

Vlen të ceket se mbrojtësi i Marseilles, Alvaro kishte pasur probleme me Neymarin edhe në të kaluarën – kur dyshja ishin në Barcelonë, njëri te Espanyol e tjetri te Barca. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera