Lajme

Nga 46 rastet e reja me coronavirus, 21 vetëm në Prishtinë

0

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën të ditur se për gjatë 24-orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën edhe dy pacientë, transmeton Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën të ditur se raste aktive janë 1 mijë e 641. /Telegrafi/

Lexo të tjera