Bota

Nga larg, Bernard Berisha përcjell një mesazh për shokët e skuadrës, para ndeshjes së madhe

0
nga-larg,-bernard-berisha-percjell-nje-mesazh-per-shoket-e-skuadres,-para-ndeshjes-se-madhe

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për misionin historik – kualifikimin në Euro 2020 – për ku duhet kaluar nëpër Shkup, në një përballje kundër Maqedonisë së Veriut.

Për këtë ndeshje, selektorit Bernard Challandes nuk ka selektuar Bernard Berishën, vendim që nxiste shumë reagime, por që tashmë nuk ka më vëmendjen, kur kanë mbetur edhe pak orë para ndeshjes.

Inate nuk ka as nga ylli Bernard Berisha, i cili nuk ka harruar të nis një mesazh për shokët e kombëtares.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim! Kosova, zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë”, ishin fjalët e Bernard Berishës në ‘Facebook’, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se ndeshja e Kosovës në Shkup fillon në ora 20:45. /Lajmi.net/

Lexo të tjera