Bota

Nga PDK i reagojnë ashpër Hotit, e pyesin se a i kërkoi sqarime EULEX-it për arrestimet e djeshme

0
nga-pdk-i-reagojne-ashper-hotit,-e-pyesin-se-a-i-kerkoi-sqarime-eulex-it-per-arrestimet-e-djeshme

Është deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ajo që me anë të një postimi në Facebook, i është drejtuar Hotit duke e pyetur se a i ka kërkuar EULEX-it sqarime për arrestimet e djeshme, shkruan lajmi.net.

Madje, sipas Musliut, Hoti po i arsyeton këto veprime të EULEX-it, si një zëdhënës i Speciales.

“Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:
Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!
Jo, Dullë! Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.
Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera