Sport

Nga rënia një kategori më poshtë te bllokimi i merkatos, ja çfarë rrezikon Juventusi nëse ka gisht te çështja “Suarez”

0
nga-renia-nje-kategori-me-poshte-te-bllokimi-i-merkatos,-ja-cfare-rrezikon-juventusi-nese-ka-gisht-te-ceshtja-“suarez”

Gjithsesi, nëse vërtetohet se ata kanë ndërhyrë në mashtrimin e provimit të futbollistit në fjalë, pa dyshim që kampionët e Italisë mund të përballen me dënime që mund të shkojnë deri në rënie nga kategoria, në varësi të rëndësisë ligjore.

Sipas nenit 32, pika 7 e Kodit të Drejtësisë Sportive, “kushdo që tenton të kopjojë dhe të mashtrojë, për dokumente që lidhen me falsifikimin e nënshtetësisë, apo qoftë nëse federohen, pasi kanë përdorur pasaporta false”, rrezikojnë dënime të rënda jo vetëm drejtuesit, por çdo anëtar i kontraktuar nga klubi që do të dënohet.

E ritheksojmë, për momentin Juventusi nuk është palë e akuzuar, por nëse vërtetohet se ka gisht në këtë tentativë mashtrimi dhe korrupsioni për marrjen e testit të gjuhës, ja çfarë mund të rrezikonin kampionët e Italisë:

* Pezullimi i fushës për një afat të pacaktuar

* Një gjobë e majme

* Heqje të një kuote pikësh, plus gjobë

* Bllokim i merkatos për dy sesione transferimesh

* Përjashtim direkt nga kampionati dhe zbritje një kategori më poshtë. /Panorama

Lexo të tjera