Sport

Ngacmimet mes Neymar dhe Gonzalez vazhdojnë edhe pas ndeshjes, tani në rrjete sociale

0
ngacmimet-mes-neymar-dhe-gonzalez-vazhdojne-edhe-pas-ndeshjes,-tani-ne-rrjete-sociale

Braziliani Neymar ndihmoi klubin e tij duke shënuar golin e dytë në ndeshje, e fare në fund Dimitri Payët shënoi edhe golin e nderit.

Gjatë ndeshjes pati konfrontime të shumta me lojtarët dhe njëri nga duelet më të shpeshta ishte ai mes Neymar dhe Alvaro Gonzalez, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk mbaroi me kaq ku pas ndeshjes  Gonzalez i tha Neymarit se do të jetë gjithmonë nën hijen e legjendarit Pele, duke publikuar edhe një foto të tij me trofetë e Kupës së Botës.

Mirëpo, Neymar kishte një përgjigjje menjëherë, duke i thënë: Dhe ju do të jeni gjithmonë nën hijen time, unë ju bëra juve të famshëm”./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera