Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

0

Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2020

– Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova dhe drejtorin menaxhues te Zyrës së Rregullatorit për Energji Petrit Pepaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosoves vazhdon sancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston  Drejtorin Menaxhues te Agjencisë Kosovare për Privatizim Valon Tolaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston  ish- Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Ekrem Hajdari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në nderim të veprës së tyre, do të bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, ora 12:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë lansimin e platformës dixhitale për nevojat e arsimit në Prizren, e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në mësimin online si dhe avancimin e interaktivitetit gjatë kësaj periudhe pandemike. (Shtëpia e Bardhë, ora 12:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston aktivisten nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët”  Shpresa Loshaj dhe disa banorë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

– Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i asistuar nga Komiteti për Drejtësi organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës. (Dëgjimi publik do të mbahet ONLINE, përmes platformës ZOOM, ora 13:00)

– Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në nderim të veprës së tyre, do të bëhen homazhe te vendi i rënies. (Bregu i Diellit, ora 13:00)

– Mbahet konferenca me media ‘Liria ka emër’. (Restaurant “Rings”, Sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin  për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike si dhe shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)/BS

Lexo të tjera