Bota

Nis seanca plenare, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike për herë të gjashtë në votim

0
nis-seanca-plenare,-projektligji-per-rimekembje-ekonomike-per-here-te-gjashte-ne-votim

Në rend të ditës për diskutim do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020, dhe më pas do të mbahet një seancë e re.

Në seancën e parë për votim do të jetë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, Propozim-rezoluta nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun, Propozim-rezoluta nga interpelanca e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

Ndërsa, në seancën e re, të paraparë të fillojë nga ora 11.30, për shqyrtim do të jenë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Italisë për transferimin e personave të dënuar, zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar.

Po ashtu, për herë të parë do të dalë në shqyrtim edhe Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për festat zyrtare.

Lexo të tjera