BotaLajme

Nis vala e dytë të rasteve me coronavirus në Austri

0

Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me coronavirus.

Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja – më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin Vjenë.

“Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë”, citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë.

Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore. /Telegrafi/

Lexo të tjera