Një buzëqeshje e ëmbël e një delfini, i dha një gëzim skiatorëve prezent që kishin rastin të shikonin këtë gjë të rrallë, transmeton lajmi.net.
Delfini i shoqërueshëm merr vëmendjen e tij duke u hedhur lartë nga uji përpara skiatorëve që po shijonin pamjet e bukura.
Pasi bëri një shfaqje fantastike, në fund delfini dha një buzëqeshje të ëmbël për personat e pranishëm. Delfinët janë të njohur për afërsinë e tyre të butë me njerëzit dhe dashurinë e tyre.
Por, një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Skiatorët kapën këto momente të bukura dhe thanë që delfini ishte i mrekullueshëm. /Lajmi.net/