Lajme

Një front i ftohtë pritet të sjellë reshje shiu sonte në Kosovë!

0

Një front i ftohtë nga veriu i Kontinentit sonte gjatë natës pritet të përfshijë territorin e Republikës së Kosovës duke sjellur shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe reshje lokale shiu. Reshjet e shiut nuk do të jenë të mëdha, por kryesisht të intensitetit mesatar dhe të karakterit lokal. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë kryesisht në rajonin e Dukagjinit.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore reshjet do të jenë sporadike.

Fronti dhe reshjet në kuadër të tij do të jenë kalimtare sepse menjëherë nesër paradite ose gjatë ditës pritet që vranësirat të largohen dhe të kemi intervale kohore me diell, megjithatë fronti do të shkaktojë ulje të temperaturave për shkak të erërave veriore. Në viset më të larta malore do të ketë reshje dëbore. Nesër na pret mot më i freskët, me intervale kohore diellore, por me erëra të ftohta veriore./Meteoballkan

Lexo të tjera