Lajme

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

0
nje-i-vdekur-dhe-46-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!. /Lajmi.net/

Lexo të tjera