Lajme

Një muaj paraburgim për policin në Prishtinë, akuzohet për keqtrajtim gjatë detyrës

0
nje-muaj-paraburgim-per-policin-ne-prishtine,-akuzohet-per-keqtrajtim-gjate-detyres

Gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me të pandehurin A.Z ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndërsa të pandehurit V.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata kundër të pandehurit A.Z. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 pika 1.2.3 të KPPK-së, ndërsa kundër të pandehurit V.B. ka caktuar masën e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lexo të tjera