Lajme

Një polic i vrarë në sulmin pranë Kongresit amerikan

0
nje-polic-i-vrare-ne-sulmin-prane-kongresit-amerikan

Sulmi ndodhi pasditen e së premtes dhe një tjetër oficer u plagos, konfirmoi policia.

Sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje nga autoritetet e rendit, pasi doli nga makina me thikë.

Policia e rrethoi dhe mbylli ndërtesën e Kongresit, pas incidentit.

Shqetësimet për një sulm të mundshëm në Kongres janë rritur qysh më 6 janar, kur mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump e kanë sulmuar dhunshëm këtë institucion.

Në këtë incident kanë mbetur pesë njerëz të vrarë, përfshirë një polic.

Mijëra oficerë të Gardës Kombëtare janë shpërndarë atëbotë për të ndihmuar në ruajtjen e ndërtesës.

Lexo të tjera