Bota

Një polic, një zyrtar i shërbimit korrektues dhe një qytetar arrestohen për “lëndim të lehtë trupor”

0
nje-polic,-nje-zyrtar-i-sherbimit-korrektues-dhe-nje-qytetar-arrestohen-per-“lendim-te-lehte-trupor”

Hetuesit kishin pranuar informacione për këtë rast përmes një ankese të adresuar në Inspektoratin Policor lidhur me dyshimin se tre të dyshuarit kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor duke iu referuar një incidenti më 5 tetor 2020 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

“Lidhur me këtë incident ishte hapur rast edhe në Policinë e Kosovës i cili pastaj bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së i ishte dorëzuar hetuesve të IPK-së. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur rastit duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe tre të dyshuarve në këtë rast me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Lexo të tjera