Rozë

Një vit pas publikimit, Dua Lipa numëron suksese të reja me albumin “Future Nostalgia”

0
nje-vit-pas-publikimit,-dua-lipa-numeron-suksese-te-reja-me-albumin-“future-nostalgia”

Dua Lipa vazhdon të numërojë suksese të shumta me albumin “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artistja bëri të ditur se albumi i saj “Future Nostalgia” (The Moonglight Edition) ka 10 këngë me 100 milionë transmetime në Spotify.

Ky është sukses i jashtëzakonshëm i Duas, albumi i të cilës po i bën konkurrencë artistëve të njohur edhe tash e një vit pas publikimit.

Dua pas angazhimeve të shumta, ka kaluar pak kohë me të dashurin.

Ajo publikoi një imazh, në të cilin u shfaq e mbështetur pranë Anwarit, teksa po kalonin mbrëmjen pranë njëri-tjetrit.

Që të dy ishin veshur në të zeza, Dua po mbante edhe një kapele shumëngjyrëshe në kokë, kurse dukeshin shumë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera