Një emër shumë i suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare është edhe reperi Noizy, shkruan lajmi.net.
Ai njihet për një numër të madh këngësh, ndërsa asnjëherë nuk e ndalon punën për projekte të reja, të cilat çdo herë mirëpriten nga fansat.
Me anë të postimit të fundit, Noizy ka paralajmëruar remiksin e këngës “All dem talk”, të cilën e solli në bashkëpunim me Dutchavellin dhe Gzuz.
Projekti në fjalë ishte publikuar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe ka marrë mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube.
Remiksi i “All dem talk” pritet të jetë së shpejti në duart e publikut, pas duetit që Noizy e kishte me S4MM. /Lajmi.net/