Noizy është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij të shumtë, shkruan lajmi.net.
Reperi, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se kënga e tij e re publikohet në tetor dhe është duet.
“Tetor nje tjeter bashkpunim… Naughty Naughty”, janë fjalët e Noizyt.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Noizy është “Bando Diaries”, që e solli në bashkëpunim me Dutchavellin, OneFour, Kekra dhe Divine. /Lajmi.net/