Sport

Nuggets sforcon ndeshjen e shtatë, përmbysje spektakolare ndaj Clippers

0
nuggets-sforcon-ndeshjen-e-shtate,-permbysje-spektakolare-ndaj-clippers

Nuggets kanë barazuar serinë në 3:3, duke sforcuar kështu ndeshjen e shtatë, e cila do të vendosë se cila skuadër do të kalojë në finalen e Perëndimit.

Denver triumfuan 111:98 ndaj Clippers, pasi ishin në deficit prej 19 pikëve, duke bërë padyshim një nga ndeshjet më të mira të play-off ndonjëher në NBA.

Nikola Jokic shkëlqeu me 34 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime, ndjekur nga Jamal Murray me 21 pikë, pesë kërcime dhe pesë asisitime.

Te Clippers më të dalluarit ishin Paul George me 33 pikë dhe Kawhi Leonard me 25 sosh.

Kjo është hera e katërt radhazi që Nuggets luajnë ndeshjen e shtatë në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.

Ndeshja e shtatë do të zhvillohet pas dy ditëve, dhe fituesi takohet me Los Angeles Lakers. /Lajmi.net/  

Lexo të tjera