Lajme

Nuk i del anestezia, vdes në spitalin privat nëna e dy fëmijëve

0

Një 39 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka ndërruar jetën ditën e djeshme në një spital privat në Korçë.

Policia e ka njoftuar ngjarjen e rëndë, ndërsa mësohet se gruaja po i nënshtrohej një operacioni në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia. Ende mbetet për t’u zbuluar shkaku i vdekjes. Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë një mjek dhe infermiere.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Lexo të tjera