Lajme

“Nuk lejojmë që Almiri i vogël të vritet edhe një herë”, nesër pas protestës, familjarët e vogëlushit futen në grevë urie

0

Për nesër janë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, e cila ka urdhëruar që babai i Almir Aliut, 4-vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi në korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars, shkruan Indeksonline.

Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij, Avdulla Aliu dhe Sami Demiri janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg.

Protesta do të mbahen në Kumanovë para Gjykatës Themelore. Por, nesër pas protestës, familjarët e Almir Aliut me disa të tjerë, kanë vendosur që të futen në grevë urie.

Image result for almir aliu
Boban Iliqi

Kjo u bë e ditur nga faqja në Facebook “Katunart/Sheherlit”, ku thonë se greva vjen si shenjë e revoltës ndaj padrejtësive gjyqësore ndaj shqiptarëve që skanë të ndalur, e që në rastin konkret dëmtojnë familjen e Almir Aliut, të vrarë nga Boban Iliq.

Pas përfundimit të protestës paqësore, ne do të vendosim tenda para gjykatës famëkeqe të Kumanovës dhe do të qëndrojmë aty në grevë urie, deri sa drejtësia të fitojë kundër padrejtësive. Ky është një hap që jemi të detyruar ta ndërmarim, pasi viktima sot po dënohet, kurse vrasësi po shpërblehet me liri. Nuk lejojmë që Almiri i vogël të vritet edhe një herë!”, thuhet në njoftim.

Këtë protestë e ka përkrahur edhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Ai ka bërë thirrje te të gjithë simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët dhe te të gjithë qytetarët që ti bashkëngjiten protestës.

Fillimisht, Iliq u dënua me 6 vjet burgim, ndërsa tani Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë lëndën e Almir Aliut.

Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”./Indeksonline/

Lexo të tjera