Sport

Nuk përmbahet babai i David Alaba: Nuk prisja që Bayern të shpërndajnë gënjeshtra të fëlliqura

0
nuk-permbahet-babai-i-david-alaba:-nuk-prisja-qe-bayern-te-shperndajne-genjeshtra-te-felliqura

Babai i lojtarit të Bayern Munich, George Alaba, së bashku me Pini Zahavi (agjenti i Alaba), kanë mbetur të nevrikosur me ish presidentin e Bayern, Uli Hoeness, por edhe me skuadrën.

Hoeness i ka cilësuar përfaqësuesit e Alaba si ‘piranja’, duke komentuar negociatat e gjata mes lojtarit dhe klubit.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer babait të austriakut, George, i cili e ka quajtur Ulin një gënjeshtar.

“E solla Alaban te Bayern kur ishte tinejxher. Gjatë viteve, kisha mundësi të ndryshme për ta transferuar atë në ndonjë klub tjetër, por ishim lojal dhe gjithmonë zgjodhëm Bayernin. Nuk prisja që ata të shpërndanin gënjeshtra të fëlliqura në publik”, ka thënë George për ‘Sky Sport’, transmeton lajmi.net.

“Insistimi se ne nuk shkojmë për marrëveshje për kontratë të re është shpifje. E gjithë kjo pasi ne nuk pranuam shifrat që ata prezantuan. Ne kemi idetë tona”, shtoi mes tjerash ai.

Alaba është lidhur më parë edhe me skuadra si Barcelona dhe Real Madrid. Akoma nuk dihet shumë për të ardhmen e lojtarit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera