Lajme

Numri i të prekurve nga COVID-19 në Spanjë shkon në mbi një milionë

0
numri-i-te-prekurve-nga-covid-19-ne-spanje-shkon-ne-mbi-nje-milione

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot, se 16.973 njerëz ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1.005.295 që nga fillimi i epidemisë.

156 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe 34.366 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë.

Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë, është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuar pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera