Lajme

OBSH: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati në fund të 2020-ës

0
obsh:-vaksina-kunder-koronavirusit-mund-te-jete-gati-ne-fund-te-2020-es

“Ka shpresë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një takim të drejtuesve të OBSH-së të mbledhur për të shqyrtuar përgjigjen globale ndaj pandemisë, raporton The Independent, transmeton lajmi.net.

“Ne do të kemi nevojë për vaksina dhe ka shpresë se deri në fund të këtij viti mund të kemi një vaksinë”, ka potencuar ai.

Aktualisht ka nëntë vaksina eksperimentale në procesin e objektit të vaksinave globale të drejtuara nga OBSH, Covax, i cili synon të shpërndajë dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021. /Lajmi.net/

Lexo të tjera