Uncategorized

Offset me dhuratë tetë mijë dollarëshe për të bijën 2-vjeçare

0

Reperi Offset dhe ish-partnerja e tij, Cardi B blejnë dhurata në vlera të çmendura për vajzën e  tyre, shkruan lajmi.net.

Offset, së fundi përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se kishte blerë një sedilje për makinën “Rolls Royce” dedikuar vajzës së tij.

Vlera e saj është hiç më pak se 8 mijë dollarë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Kulture llastohet me të tilla dhurata.

Para pak kohe, dyshja i kishin blerë vajzës çantë të brendit “Hermes Birkini” me arsyetimin se ‘duhet të kombinohet me nënën”.

“8 mijë dollarë sedilje makine dhe vë bast se ka gjalpë kikirikësh dhe ëmbëlsirë për 1 javë…” shkroi reperi në foton që e publikoi në Instagram.

Cardi B dhe Offset së fundi janë komentuar për deklaratat e ndarjes dhe se më pastaj u panë bashkë në ditëlindjen e reperes.

Afërsia e tyre në ndejë, ka lënë të kuptohet se ata kanë lënë pas mosmarrëveshjet. /Lajmi.net/

Lexo të tjera