Sport

Oliveira është kampion i ri i “Lightweight”, triumfon ndaj Chandler në UFC 262

0
oliveira-eshte-kampion-i-ri-i-“lightweight”,-triumfon-ndaj-chandler-ne-ufc-262

Oliveiras iu desh më shumë se 10 vite që të vijë deri tek titulli kampion.

Me të filluar raundi i dytë, braziliani lëshoi një goditje me dorën e majtë drejt Chandler ku më pas i dha fund luftës pasi ra në dysheme.

Oliveira nokautoi Michael Chandler pas 19 sekondave në raundin e dytë në ngjarjen kryesore të UFC 262 në “Toyota Center”.

31 vjeçari nga Sau Paulo fiton titullin e lënë bosh nga pensionimi i Khabi Nurmagomedov, i cili i dha fund karrierës pasi mposhti Justin Gaethje në UFC 254 dhe u pensionua pa asnjë humbje në karrierë. Nurmagomedov mbante titullin “Lightweight” që nga prilli i vitit 2018./Lajmi.net/

Lexo të tjera