Sport

Operohet Gomez, do të mungojë një kohë të gjatë

0
operohet-gomez,-do-te-mungoje-nje-kohe-te-gjate

Është skuadra e Liverpoolit që ka njoftuar operimin e suksesshëm të mbrojtësit të tyre.

Gomez të mërkurën në grumbullim te Anglia, pësoi një lëndim në gju gjatë seancës stërvitore.

Operimi për të riparuar këtë lëndim është zhvilluar me sukses të enjten në Londër.

Liverpool nuk cek kohën e saktë të mungesës së tij, por thekson se do të mbetet jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021./Lajmi.net/

Lexo të tjera