Lajme

Osmani bën homazhe tek dëshmorët në Prishtinë, flet edhe për UÇK-në

0
osmani-ben-homazhe-tek-deshmoret-ne-prishtine,-flet-edhe-per-uck-ne

Me këtë rast presidentja Osmani tha se sot është një prej ditëve kur të gjithë bëhen bashkë për të nderuar sakrificën sublime që secili nga dëshmorët e këtij rajoni e bënë që ne të gëzojmë lirinë.

“Është dita kur ne duhet t’u flasim brezave të ri për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve të cilët si pjesë e luftës sonë çlirimtare dhe UÇK-së ranë duke e mbrojtur Kosovën.Ranë duke treguar se sakrifica për liri dhe atdhe është dashuria më sublime që mund të ketë një njëri”, tha Osmani.

Tutje ajo shtoi se sot përkujtohen të gjithë ata,  duke ia përkujtuar edhe vetvetes së udhërrëfyesi më i ndritshëm për ne është rruga që ka ndërtuar secili dëshmorë.

Duhet përkujtuar që se fundi presidentja Osmani u kritikua për shkak se kur përkujtoi rënien e heroit Agim Ramadani foli për të dhe për Betejën e Kosharës duke mos përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për dallim nga ajo ditë sot Osmani foli rreth dëshmorëve dhe përmendi edhe UÇK-në./Lajmi.net/

Lexo të tjera