Lajme

Osmani i shtron Iftar Kurtit, Konjufcës e Naim Tërnavës

0
osmani-i-shtron-iftar-kurtit,-konjufces-e-naim-ternaves

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kurtit:

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera