Lajme

Osmani kujton të rënët në Rakoc e Lagje të Re, përmend edhe emrat e 4 dëshmoreve

0
osmani-kujton-te-renet-ne-rakoc-e-lagje-te-re,-permend-edhe-emrat-e-4-deshmoreve

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se pjesëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” e deshën lirinë dhe u flijuan për të.

“22-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb ia mësynë Rakocit dhe Lagjes së Re në Kaçanik. Në Betejën e 9 prillit të vitit 1999 për mbrojtjen e pragut të shtëpisë ranë 28 dëshmore e dëshmorë dhe 32 martirë. Pjesëtarë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të UÇK-së, e deshën lirinë dhe u flijuan për të. Sakrifica e tyre është testament historie për rrugën deri te liria. Sot i kujtojmë me nder e respekt gjithë ato gra e burra, të cilët janë shtyllë e fuqishme e lirisë, pavarësisë dhe e shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

“Përveç tjerash, Beteja e 9 Prillit dëshmoi edhe për guximin dhe  kontributin e grave për lirinë e vendit. Në altarin e lirisë, këtë ditë ranë: Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmoret, dëshmorët e martirët”, tha Osmani./Lajmi.net/

Lexo të tjera