Lajme

Osmani nga Prekazi: I nderojmë heronjtë kur të punojmë drejt për qytetarët

0
osmani-nga-prekazi:-i-nderojme-heronjte-kur-te-punojme-drejt-per-qytetaret

Ajo ka thënë se edhe nëse shkohet çdo ditë në këtë vend nuk mjafton për të nderuar sakrificën e familjes Jashari që u kthye në simbolikën më të madhe të trimërisë, sakrificës dhe vetëmohimit për atdheun.

“Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë tonë dhe si e tillë duhet jo vetëm të kujtohet, por ta përcjellim brez pas brezi dhe të mësohet nga fëmijët tanë, e fëmijët e fëmijëve tanë që të mësohet se ishe pikërisht këtu ku u pagua çmimi më i lartë për lirinë që e gëzojmë. Prandaj, edhe kujtimi i tyre është shndërruar në përjetësi, në udhërrëfyesin e dritën më të rëndësishme në hapat që ne i bëjmë përpara për ta shtyrë shtetin tonë të dashur drejt sukseseve dhe nderimi më i madh që mund t’ia bëjmë të gjithë heronjve dhe atyre që ranë do të jetë nëse punojmë mirë, drejt dhe ndershëm për qytetarët tanë, për ne që i mbijetuam tmerrit dhe gjenocidit të shkaktuar nga shteti serb”, njofton Klan Kosova.

Osmanin e ka pritur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i uroi sukses dhe shëndet në postin që ka marrë.

“E dimë që vendi ynë ka shumë sfida dhe vështirësi, uroj të ketë unitet mes gjithë spektrit politik”, tha Jashari.

Presidenten e re e uruan edhe të pranishmit që ishin në këtë kompleks derisa fëmijët kërkuan edhe fotografi me të.

Lexo të tjera