Lajme

OVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje nga askush, madje as nga presidentja

0
ovl-i-reagon-vjosa-osmanit:-uck-nuk-mbrohet-me-fjale-goje-nga-askush,-madje-as-nga-presidentja

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se UÇK duhet të mbrohet me vepra konkrete, siç është ligji dhe zbatimi i tij me akte nënligjore.

“UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush e as nga Presidentja, por me vepra konkrete siç është ligji dhe zbatimi i tij me anë të akteve nënligjore.

UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët.

Në vend se të bashkëpunohet me Shqipërinë në të gjitha aspektet, e edhe në çështjen e pandemisë siç është vaksinimi, Kryeministri ynë përzihet në punët e brendshme të saj, duke bërë fushatë elektorale për t’i zgjedhur njerëzit e tij atje, me qëllim që t’i përdor kundër pushtetit të zgjedhur. /Lajmi.net/

Lexo të tjera