Lajme

Pacolli i reagon Daçiqit: Serbia duhet të përballet me drejtësinë për krimet e tmerrshme ndaj shqiptarëve

0
pacolli-i-reagon-daciqit:-serbia-duhet-te-perballet-me-drejtesine-per-krimet-e-tmerrshme-ndaj-shqiptareve

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Daçiq dhe shteti serb duhet të përballen me përgjegjësinë dhe drejtësinë për krimet e kryera në Kosovë.

Sipas tij, kjo është shenjë e qartë se çka përfaqëson sot diplomacia serbe.

Postimi i plotë:

Janë skandaloze dhe krejtësisht të papranueshme, kërcënimet nga Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, kundër serbëve të cilët zbulojnë vendet e varreve masive ku shqiptarët u varrosën nga ushtria serbe, pasi trupat e tyre u transportuan në Serbi nën orkestrimin e qeverisë në Beograd dhe SPS të udhëhequr nga Millosheviqi, kryetar i së cilës është sot Daçiçi.
Daçiç dhe Serbia duhet të përballen me përgjegjësi dhe drejtësinë për krimet më të tmerrshme të kryera kundër shqiptarëve, më të rendat që prej Luftës së Dytë Botërorë në Evropë.
Më shumë se 13 mijë të vrarë, më shumë se 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara, më shumë se 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u shkatërrua dhe të plaçkitura dhe shumë fëmijë mbetën jetim nga kriminelët serb.
Mbështetja e Daçiqit dhe njerzve si Drecun për politikën gjenocidale të Beogradit duhet të jetë një rikujtim për atë çka përfaqëson diplomacia serbe sot.
Shumë në botë e njohin fytyrën e tij të vërtetë, por është koha të kemi veprime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe mbështetësve të gjenocidit që janë ulur në qeverinë serbe sot.
Është momenti i fundit për drejtësi për viktimat në Kosovë dhe për t’u dhënë fund atyre që kanë gjak në duar dhe ecin të lirë sot në Serbi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera