Lajme

Pacolli: Putini më tha se s’mund të jemi miq

0

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mbrëmë ishte i ftuar në Kanal 10, ku ka folur për raportet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se Putinin e njeh mirë dhe se kanë punuar së bashku.

“Putinin e njoh jashtëzakonisht mirë, kemi punu bashkë me të. Ne jemi taku pas asaj kur ai bëhet president, se derisa sa s’ka qenë president ai ka qenë kryeministër dhe unë kam fol me të”.

Tutje ai tregon se kur është takuar me të, ai i ka thënë se munden me qenë partnerë në politikë, por jo miq.

“Kur është bërë president, ne jemi takuar në Kazakistan dhe më ka thënë Behgjet, ti je në politikë, unë jam në po i in

politikë, ne mundemi me qenë partnerë, por nuk jemi miq në politikë”.

“Putini është njeri me përgjegjësi të mëdha”./BS

Lexo të tjera