Sport

Paga e Ronaldos “fundos” Juventusin, portugezi në shitje

0
paga-e-ronaldos-“fundos”-juventusin,-portugezi-ne-shitje

Kontrata e 35-vjeçarit me kampionët e Italisë skadon në vitin 2022, por bardhezinjtë nuk duan që të largohet me parametër zero, pasi kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. Qëllimi është që, një vit para përfundimit të marrëveshjes aktuale, të rimbursohet një pjesë e parave të shpenzuara për të, duke e nxjerrë në merkato.

“The Sun” thekson se një zgjatje e kontratës me Juventusin, me pagën aktuale të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, konsiderohet jashtë çdo logjike.

Kur u ble nga Real Madridi, në vitin 2018, synimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” ishte të bëhej ai hapi i fundit drejt fitimit të Champions League-s, por në dy edicionet e fundit në këtë kompeticion madhor, Juvja është eliminuar në çerekfinale dhe në fazën e 1/8-ave.

Ronaldo ka shënuar 71 gola në 94 paraqitje për Juventusin, duke përfshirë finalizimet në fillim të fushatës aktuale të Serisë A.

CR7 u etiketua si “injorant” nga një ish-lojtar i Juventusit, Pasquale Bruno, teksa po fliste për emisionin e ndjekur të futbollit italian, “Tiki Taka”. 58-vjeçari shpërtheu në ofendime për “yllin” portugez, duke u shprehur:

“Ai është injorant. Ndodhet prej dy vitesh në Itali dhe ende nuk ka mësuar të flasë gjuhën tonë. Ai përdor vetëm spanjishten për të komunikuar. Nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës ose për italianët.”

Por shoku i skuadrës, Alvaro Morata, i doli në mbrojtje të Ronaldos, pasi karakteri i tij u vu në pikëpyetje. Sulmuesi spanjoll tha se Ronaldo ishte “i dashur nga të gjithë. Ai është lojtari ynë më i rëndësishëm dhe shpresojmë se do të na çojë në nivelin tjetër.”

Ana njerëzore e Ronaldos u zbulua gjithashtu nga një kuzhinier italian, Davide Fiore, i cili e përshkroi futbollistin e njohur si të përulur dhe si një “djalë të mirë”, pasi u detyrua të priste 40 minuta për një tryezë. /SS

Lexo të tjera