Lajme

Pagat e marra pa punuar nga Isa Mustafa, analisti ka një propozim se si të veprojë kryetari i LDK-së

0

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në një shtet normal ish-kryeministrit dhe njëherit lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa, do të duhej t’i kthente pagat e marra pa punuar.

probleme t’vogla.

Ai thotë se edhe administrata e UP-së duhet të ketë një shpjegim për këtë çfarë ka ndodhur me rastin Mustafa.

Tutje, me ironi Shala shkruan se është mirë që Kosova nuk është vend normal, dhe ndodhin të tilla ngjarje.

Ja shkrimi i tij:

Në ni shtet normal, Isa Mustafa ish detyru me i kthy pagat që i ka marr pa punu sen për dy vjet rresht, e administrata e UP-së, ose personi përgjegjës që ia ka qitë pagat njerit pa punu sen (edhe pse mytet tu punu për popull!), ish dashtë mu përgjigj para ligjit.

Po shyqyr që s’jena shtet normal. Edhe shyqyr që secilli prej neve i ka kah 2-3 milion e s’kemi kohë mu marr me ksi probleme t’vogla.

  • probleme t’vogla./BS

Lexo të tjera