Bota

Pamje horror: Futet në market dhe sulmon pronarin me thikë

0

53-vjeçari Ihsan Ergin, pronar i një marketi në Koln të Gjermanisë i shpëtoi për fat vdekjes teksa u sulmua me thikë në vendin e tij të punës.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 qershor, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Siç shihet, agresori e sulmon papritur 53-vjeçarin duke i shkaktuar një plagë 18 cm të thellë në shpinë.

U desh ndërhyrja e një punonjësi të marketit, i cili goditi me shishe birrë në kokë agresorin.

Sipas mediave vendase, shkak për sulmin mund të jetë bërë xhelozia për një prej punonjësve të marketit.

Per te pare videon kliko ne linkun:

https://video.gjirafa.com/rec-2020-10-08-15-30-07-mp4

Lexo të tjera