Lajme

Pamje nga takimi Miroslav Lajçak-Vjosa Osmani

0
pamje-nga-takimi-miroslav-lajcak-vjosa-osmani

Lajçak me të arritur dje në Prishtinë ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë dhe më pas i njëjti ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Duke filluar nga ora 08:00, Lajçak ka nisur një takim me U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajçak dhe Osmani kanë zhvilluar një takim mjaftë të gjatë, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të këtij takimi.

Duhet përkujtuar që Lajçak para arritjes së tij në Kosovë ka deklaruar se dëshiron të dëgjojë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë për vazhdimin e dialogut, transmeton lajmi.net.

Ndërsa dje pas takimit që pati me Kurtin, Lajçak zgjodhi të mos deklarohet për media.

Ka një periudhë mjaftë të gjatë që nga momenti kur është ndërprerë dialogu, ndërsa nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës në kuadër të këtyre zhvillimeve.

Pas takimit me Osmanin, Lajçak pritet që sot të takojë edhe u.d së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera