BotaLajme

Pamje të rënda: Nëna i gjuan dy fëmijët e saj në lum

0

Një video e një gruaje irakiane, e cila hodhi dy fëmijët e saj në lumin Tigris në Bagdadin qendror të shtunën në mbrëmje, po bën xhiron në mediat sociale, transmeton Gazeta Metro.


Një kamerë vëzhgimi kapi momentin kur ishte kryer krimi i rëndë. Forcat e sigurimit Irakian arrestuan gruan dhe e morën në paraburgim. Mësohej se gruaja e kreu veprimin për shkak të mosmarrëveshjeve me burrin e saj të divorcuar, babai i dy fëmijëve.

Gjatë marrjes në pyetje ajo tha se i vetmi qëllim që e bëri këtë akt ishte që t’I hakmerrej ish- burrit të saj.

Pas një operacioni të gjerë kërkimi, ekipet e sigurisë ishin në gjendje të gjenin trupat e fëmijëve.

Në medie Irakianë po qarkullonte edhe video e babait të fëmijëve i cili shihej duke qarë pranë lumit përderisa ekipi i kërkimit mundohet të i gjente trupat e fëmijëve.

Iraqi mother throws her children from a bridge over Tigris River after dispute with divorced husband

Iraqi mother throws her children from a bridge over Tigris River after dispute with divorced husbandhttps://bit.ly/2IHTgHc

Posted by Gulf Today on Sunday, October 18, 2020

Lexo të tjera