Rozë

‘Pandemia shtoi tradhtitë’/ Dedektivja tregon rastin e pazakontë në Tiranë: Gruaja e shkolluar më kërkoi të gjenim dashnorët e të dashurës së burrit

0

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ka qenë dedektivia Shkënda Lila e cila ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë.

Dhe sipas saj më e çuditshmja është se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin.

Gjithashtu dedektivia private ka treguar një rast që e ka habitur. Një kliente mjaft e shkolluar dhe e zgjuar i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit të cilën e njihte shumë mirë dhe të zbulonte nëse ajo po e tradhton burrin e saj dhe në fund t’i jepte fakte se çfarë bën e dashura e tij.

-Më trego një rast ekzemplar le të themi
Shkënda Lili: Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt.

Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?

E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera.

Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën.

I thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë.

-Ky është një moment dëshpërimi besoj.

Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.

 

© Panorama.al

 

Lexo të tjera