Lajme

“Pandemia ua mohon të burgosurve të drejtat që u takojnë me ligj”

0
“pandemia-ua-mohon-te-burgosurve-te-drejtat-qe-u-takojne-me-ligj”

Ai ka treguar se të burgosurve pandemia ua ka mohuar disa të drejta në emër të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

“Realisht që nga fillimi i pandemisë ne menjëherë kemi reaguar në mbrojtje të personave të privuar nga liria, ata të ndaluar në stacionet kryesore, qendrat e paraburgimit apo në qendrat korrektuese sikur që kemi kërkuar edhe mbrojtjen e personave që merren me ta dhe stafin korrektues”, ka deklaruar Shala.

“Masat mbrojtëse të siguruara nga Qeveria, ndërkohë janë krijuar kushtet që në Lipjan të burgosurit kanë filluar t’i punojnë maskat mbrojtëse dhe disa të tjera të cilat në një masë ose tjetër jo që kanë parandaluar por e kanë pamundësuar shtrirjen e pandemisë në qendrat korrektuese për faktin që ambienti në cilin kanë qenë po që se do te kishte infektikim më të theksuar në fillim atëherë nuk do të mund të menaxhohej”, ka thënë ai.

Sipas Shalës të burgosurit janë privuar nga kontakti e vizitat familjare si dhe pushimet që u takojnë me ligj.

“Të burgosurit janë të privuar nga liria, kanë probleme edhe sa i përket lirisë së lëvizjes e vizitave, aktiviteteve brenda burgut për shkak të rrethanave që dallojnë nga ato jashtë. Pandemia ua ka vështirësuar jetën edhe më tepër për faktin se disa të drejta të cilat i ka fitur me sjellje të mirë, punë apo të cilat i takojnë me ligj u janë mohuar në emër të mbrojtjes së shëndetit të tyre. Pas një kohe janë ndaluar të gjitha vizitat e familjeve ose ata nuk kanë mundur t’i konktakojnë më familjet, nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë pushimet në fundjavë apo pushimet që i takojnë me ligj jashtë objektit të burgut, nuk kanë mundur të merren thuajse me asnjë aktivitet të cilat zakonisht zhvillohen brenda hapësirave ku mbahen si të privuar nga liria”, ka deklaruar Shala për EkonomiaOnline.

Po ashtu Shala thotë se sfidë për të burgosurit ka qenë edhe kryerja e vizitave shëndetësore në Qendrat Spitalore sepse pas kthimit në burg është dashur të hyjnë në karantinë.

“Një sfidë tjetër e madhe që ka qenë ata të burgosur që kanë pasur të caktuara termine për të shkuar në qendrat spitalore, qoftë rajonale, qoftë Qendër Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për ndonjë intervenim kirurgjik apo për një trajtim pak më serioz e kanë pasur vështirë sepse pasi janë kthyer është dashur të hyjnë në karantinë dhe këto kanë qenë sfidat kryesore”, ka deklaruar Shala.

“Pra është humbur një kontakt me familjet dhe vetëm pas një kohe me intervenimin dhe të organizatës që monitoron të drejtat e personave të privuar nga liria në mesin e tyre edhe KMDLNJ ka lejuar që t’i kenë vizitat familjare nga një anëtar në distancë por që tash pas eskalimit të situatës prapë është rikthyer gjendja e mëparshme kështu që të burgosurit pa fajin e tyre diskriminohen në kuptimin e pamundësisë të realizimit të së drejtave që iu takojnë”.

Shala ka theksuar se pandemia ka ndikuar edhe në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të të burgosurve e të familjarëve të tyre.

“Pandemia ua ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të burgosurve të cilët kanë qenë në vuajtje të dënimit sepse duhet ta keni parasysh që një numër i të burgosurve edhe brenda burgut punojnë dhe në atë mënyrë e marrin një pagë simbolike. Ajo pagë është 1 euro brenda ditës mirëpo për të burgosurit të cilat nuk kanë të ardhura familjare u ndihmon për disa nevoja elementare dhe ata nuk kanë mundur të punojnë për shkak të mbylljes në rrethana sikurse iu është përkeqësuar gjendja financiare e familjeve të atyre të burgosurve”, ka thënë Shala.

Lexo të tjera