Bota

Para njohjes formale nga Izraeli, Qeveria merr një vendim për antisemitizmin

0
para-njohjes-formale-nga-izraeli,-qeveria-merr-nje-vendim-per-antisemitizmin

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

“Për qeverinë e Kosovës lufta ndaj kësaj të keqe është një domosdoshmëri morale dhe politike, sepse racizmi dhe antisemitizmi janë e kundërta e vlerave mbi të cilat është themeluar Republika e Kosovës. Andaj, kërkoj nga ju miratimin e këtij propozim-vendimi i cili do të listojë Kosovën përkrah aleatëve tanë historik dhe strategjik të cilët kanë konrmuar përkushtimin për luftimin e urrejtjes ndaj hebrenjve, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe promovimin e respektit për liritë fetare”, tha Haradinaj-Stublla.

Në mbledhjen e Qeverisë me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Izraeli ka marrë vendim ta njohë Kosovën më 4 shtator kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi për njohje pritet të formalizohet në javët në vijim. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera