Lajme

Parashikimi i motit, nxehtë dhe vranësira

0
parashikimi-i-motit,-nxehte-dhe-vranesira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe përgjatë ditës, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

IHK njofton se kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.  /Lajmi.net/

Lexo të tjera