Rozë

Paris Jackson pjesë e sezonit të ri të “American Horror Story”

0
paris-jackson-pjese-e-sezonit-te-ri-te-“american-horror-story”

Paris Jackson ka fituar rol për sezonin e ardhshëm të “American Horror Story”, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Burimet e filmit tregojnë për TMZ se Paris do të shfaqet në të paktën 1 episod të serialit të famshëm horror të antologjisë FX.

Seriali i shumëpritur, i cili u vonua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, quhet “American Horror Story: Double Feature”.

Krijuesi i serialit Ryan Murphy së fundmi e paralajmëroi atë dhe tha se do të ketë dy histori të tmerrshme në një sezonë.

Por, sezoni i 10-të do të ndahet në dy mini-sezone. Murphy tashmë konfirmoi, se seriali në mini-seoznin e parë ka në set aktorët Sarah Paulson, Macaulay Culkin dhe Kathy Bates.

Murphy tha se kasta për mini-sezonin e dytë, “A second by the stand”, do të shpallet së shpejti.

Por, dihet që Paris do të shfaqet në mini-sezonin e dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ryan Murphy (@mrrpmurphy)

Kjo nuk është shfaqja e parë aktive e Paris. Ajo ka pasur disa paraqitje, përfshirë shfaqjen si Rachel Wells në serialin e FOX “Star” dhe shfaqjen në filmin komedi, “Gringo”.

Lajmi për rolin e ri të Paris në TV vjen pak kohë pas publikimit të këngës “Low Key in Love”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera