Lajme

Parlamenti Evropian ndërpret negociatat për buxhetin e BE-së

0
parlamenti-evropian-nderpret-negociatat-per-buxhetin-e-be-se

“Eurodeputetët do të kthehen në tryezën e negociatave kur Këshilli të ketë treguar një dëshirë të vërtetë për të gjetur një marrëveshje”, deklaroi PE në një deklaratë, raporton ATSh.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord korrikun e kaluar për një buxhet prej 1,074 miliardë eurosh për shtatë vjet.

Megjithatë, PE ka bërë thirrje për një vëllim shumë më të madh, i destinuar veçanërisht për 15 programe kryesore të BE-së.

Deputetët e PE-së refuzuan sot një propozim kompromisi nga presidenca gjermane, duke premtuar një rritje me rreth nëntë miliardë euro.

Marrëveshja midis vendeve anëtare për këtë buxhet ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u përfunduar, pasi presidenca gjermane e BE-së deri më tani ka refuzuar të rrisë vëllimin e tij të përgjithshëm.

Lexo të tjera